Ceremonia e funeralit të gjeneral Kasem Sulejmani në Mashhad me miliona njerëz
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93759-ceremonia_e_funeralit_të_gjeneral_kasem_sulejmani_në_mashhad_me_miliona_njerëz
Ceremonia për përcjelljen e kufomave të gjeneralit martir Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe bashkëluftëtarëve të tij të martirizuar u zhvillua në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2020 11:24 Europe/Tirane

Ceremonia për përcjelljen e kufomave të gjeneralit martir Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe bashkëluftëtarëve të tij të martirizuar u zhvillua në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se kjo ceremoni ka filluar sot në mesditë me pjesëmarrjen e miliona qytetarëve të provincës Khorasane Razavi të Iranit dhe shumë funksionarëve shtetëror të Iranit.

Qytetarët e Iranit në këtë ceremoni kanë hedhur slogane dhe duke mbajtur në dorë fotografitë e tij në dorë, kanë kujtuar veprën dhe sakrificën e gjeneral Kasem Solejmani dhe martirëve të tjerë.

Kufomat e gjeneralit të martirizuar Kasem Solejmani dhe të katër shoqëruesve të tij pas ceremonisë së përshëndetjes së fundit në Mauzoleun e Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë, do të transferohet në Teheran.

Ditën e hënë ceremonia e funeralit të gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani dhe shoqëruesve të tij do të organizohet në Teheran dhe në Kum, ndërsa ditën e martë do të organizohet ceremonia e varrimit të gjeneral Kasem Solejamni në qytetin Kerman në jug të Iranit, në vendlindjen e tij.