Fati i marrëveshjes bërthamore do të vendoset sonte
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93769-fati_i_marrëveshjes_bërthamore_do_të_vendoset_sonte
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se një seancë shumë e rëndësishme do të mbahet sonte nën dritën e vrasjes së gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani dhe zv / komandantit të Njësive të Mobilizimit Popullor në Irak, Abu Mahdi al-Muhandis, nga terroristët amerikanë, në të cilat do të vendoset fati i marrëveshjes bërthamore të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2020 14:19 Europe/Tirane
  • Fati i marrëveshjes bërthamore do të vendoset sonte

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se një seancë shumë e rëndësishme do të mbahet sonte nën dritën e vrasjes së gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani dhe zv / komandantit të Njësive të Mobilizimit Popullor në Irak, Abu Mahdi al-Muhandis, nga terroristët amerikanë, në të cilat do të vendoset fati i marrëveshjes bërthamore të Iranit.

"Tashmë janë marrë vendime për ndërmarrjen e hapit të pestë në uljen e angazhimeve bërthamore, por duke marrë parasysh rrethanat e tanishme, një takim i rëndësishëm është planifikuar të zhvillohet rreth hapit të pestë ku do merren vendimet e afirmuara," tha të dielën Sejed Abas Musavi në një konferencë për shtyp në Teheran. Duke nënvizuar se të gjitha kërcënimet janë të ndërlidhura në fushën e politikës, diplomati iranian tha: "Ajo që supozoj se do të shpaloset sonte përcakton se çfarë do të bëjë Republika Islamike në dritën e zbatimit të marrëveshjes dhe hapit të ardhshëm." Ndërkohë, në një njoftim për shtyp të dielën, Bashkimi Evropian tha se kishte ftuar Ministrin e Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në Bruksel, duke bërë thirrje për një "reduktim të tensioneve". Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell tha se një zgjidhje politike rajonale ishte "rruga e vetme përpara", dhe theksoi "rëndësinë e ruajtjes" së marrëveshjes bërthamore të Iranit. Duke folur për ftesën e BE-së, Musavi tha: "Janë duke filluar diskutimet për udhëtimin e Zarifit në Bruksel, por asgjë nuk është përfunduar."