Nis ceremonia mortore e gjeneral Kasem Sulejmani në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93774-nis_ceremonia_mortore_e_gjeneral_kasem_sulejmani_në_teheran
Ceremonia mortore e gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të Gardës Revolucionare ka nisur sot me leximin e Kuranit famëlartë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2020 03:51 Europe/Tirane
  • Nis ceremonia mortore e gjeneral Kasem Sulejmani në Teheran

Ceremonia mortore e gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të Gardës Revolucionare ka nisur sot me leximin e Kuranit famëlartë.

Sipas programit të caktuar, namazin e ceremonisë mortore për martir Kasem Sulejmani dhe bashkëluftëtarët e tij shokë të tij, do ta mbajë Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik. Trupi i martirit legjendar Kasem Sulejmani do të mbahet nga populli iranian nga sheshi revolucioni ( Enghelab ) deri në sheshin Liria (Azadi) në Teheran dhe pas kësaj trupat e martirëve do të dërgohen në qyetin Kum. Ceremonia përfundimtare mortore e martirit legjendar Kasem Sulejmani do të mbahet ditën e martë në qytetin Kerman. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare dhe disa shoqërues të tij, u martirizuan pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Sipas Departamentit Amerikan të Luftës ( Pentagon ) sulmi terrorist u krye me urdhër direkt të presidentit Donald Trump. Shumë vende të botës e kanë dënuar këtë sulm terrorist të Amerikës.