Zarif: Irani do të vazhdojë bashkëpunimin me ANEA
(last modified Mon, 06 Jan 2020 07:23:23 GMT )
Janar 06, 2020 08:23 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani do të vazhdojë bashkëpunimin me ANEA

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, dje në darkë duke folur mbi zbatimin e fazës së pestë të uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore deklaroi se Iranit do të vazhdojë bashkëpunimin e tij të plotë me ANEA.

Muhamed Xhavad Zarif në mesazhin e tij në Twitter lidhur me fazën e pestë të uljes së zotimeve të Iranit ka thënë se faza e pestë dhe e fundit e uljes së zotimeve të Iranit është ndërmarrë konform paragrafit 36 të marrëveshjes bërthamore dhe këtej e tutje Irani nuk do të ketë asnjë kufizim mbi numrin e centrifugave. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se Teherani do ta vazhdojë bashkëpunimin e plotë me ANEA shtoi se të gjitha fazat e ndërmarra deri tani janë të kthyeshme në rast se plotësohen dhe garantohen interesat e Iranit. Qeveria e Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se nga sot e tutje programi bërthamor i Iranit do të ndiqet vetëm në përputhje me nevojat e saj teknike. Qeveria iraniane në deklaratën e saj ka theksuar se bashkëpunimi i Iranit me ANEA do të vazhdojë ashtu si në të kaluarën dhe në rast të heqjes së sanksioneve dhe plotësimit të interesave të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, atëherë Teherani është i gatshëm të kthehet edhe një herë në zbatimin e zotimeve të tij të mëparshme. Gjermania, Britania dhe Franca pas tërheqjes së njëanshme të Amerikës më 8 maj 2018 nga marrëveshja bërthamore kanë premtuar garantimin e interesave ekonomike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Ata megjithëse janë shprehur pro ruajtjes së kësaj marrëveshjeje, në praktikë nuk kanë bërë asnjë veprim konkret për plotësimin e zotimeve të tyre dhe për ruajtjen e marrëveshjes në fjalë. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Faza e pestë e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore u zbatua nga 10 janari 2020.

 

 

Tags