Oqeani njerëzor përcjell me lot e dashuri Gjeneralin e Zemrave
Sot lotët e popullit të Teheranit rrëfenin trimëritë dhe sakrificat e "Komandantit të Zemrave" Kasem Soleimani, dhe të gjitha shtresat e njerëzve vërshuan në rrugët e kryeqytetit për t'i dhënë lamtumirën e fundit komandantit krenar të Islamit.
Që nga agimi i ditës së hënë, një oqean zimbajtësish të dedikuar të Gjeneralit legjendar të Iranit, Kasem Soleimani, i cili së bashku me shokët e tij, duke përfshirë nënkryetarin e Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut Abu Mahdi al-Muhandis u vra me urdhër të Presidentit amerikan Donald Trump në Irak, u mblodh në rrugët e kryeqytetit iranian, Teheran, për t'u zotuar për besnikëri ndaj kauzës së tij të ndritur në luftën kundër terrorizmit. Pjesëmarrja e madhe e njerëzve në kryeqytetin iranian shkatërroi spekulimet e bëra nga zyrtarët e administratës amerikane, të cilët pretenduan se iranianët nuk "trishtohen" nga akti i urryer kundër heroit të tyre kombëtar. Lentet e kamerave të mediave iraniane dhe të mediave të huaja nuk ishin aspak në gjendje të pasqyronin të plotë pjesëmarrjen disa milionëshe të popullit në funeralin e Gjeneralit të Zemrave. Shumë kanale televiziv dhe agjencia botërore të lajmeve kanë mbuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë ceremoni madhështore. Sot pasdite, pas lamtumirës madhështore dhe epike të popullit të Teheranit me heroin legjendar iranian, trupi i Gjeneral Soleimanit ka mbërritur në qytetin e shenjtë Kom, ku miliona qytetarë po kryejnë homazhe për nder të Gjeneral Soleimanit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Një orë më parë një helikopter që mbante trupat e komandantëve dëshmorë të rezistencës mbërriti në qytetin e shenjtë Kom. Një turmë e madhe po priste në rrugët që të çonin në Bulevardin Profeti i Shenjtë(s.a.v.s) në qytetin e shenjtë të Komit për të përqafuar trupat e pastër të dëshmorëve të nderuar të Islamit, gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani dhe shokut të tij kolonel Shahrud Mozafarinia. Ceremonia e lamtumirës për dëshmorët e Rezistencës, e cila do të mbahej sot në orën 14 të drekës me orën lokale në Kom, filloi me disa orë vonesë për shkak të pjesëmarrjes së paparë të miliona njerëzve në ceremoninë e zhvilluar Teheran.