Ruhani: Trump, mos e kërcëno kurrë popullin iranian
Presidenti iranian Hasan Ruhani ka minimizuar kërcënimin e fundit të homologut të tij amerikan për të sulmuar objektivat iraniane nëse Teherani ndërmerr një veprim hakmarrës pas vrasjes së gjeneralit të tij të lartë, Kasem Soleimani, në Irak.
Të hënën, Ruhani i kujtoi Trumpit krimin e kryer nga Marina amerikane në vitin 1988 në të cilën luftanija USS Vincennes gjuajti raketa ndaj një avioni civil iranian Airbus A300B2 i cili po fluturonte mbi ngushticën e Hormuzit nga qyteti portual i Bandar Abasit drejt Dubait, duke vrarë të gjithë 290 personat në bord, midis tyre 66 fëmijë. "Ata që i referohen numrit 52 duhet të mbajnë mend edhe numrin 290. # IR655", tha Presidenti iranian në një postim në llogarinë e tij në Tweeter. Ai theksoi: "Asnjëherë mos e kërcënoni kombin e madh iranian." Të dielën, Ministri i Jashtëmiranian, Muhamed Xhavad Zarif reagoi ndaj pretendimeve të SHBA-së për shënjestrimin e objekteve kulturore të Iranit dhe tha: "Ne jemi duke qëndruar të palëkundur". "Një kujtesë për ata që ëndërrojnë të imitojnë krimet e luftës së ISIS duke sulmuar trashëgiminë tonë kulturore: Përmes mijëvjeçarëve të historisë, barbarët kanë ardhur dhe kanë shkatërruar qytetet tona, kenë shkatërruar monumentet tona dhe kanë djegur bibliotekat tona," theksoi Zarif duke shtuar: "Ku janë ata tani? Ne jemi akoma këtu dhe jemi në këmbë, të palëkundur".