Gjeneral Salami: Hakmarrje e ashpër dhe penduese nga kriminelët
Komandanti i përgjithshëm i Gradës Revolucionare të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit do të marrë hakmarrje të ashpër, të fuqishme, penduese dhe të prerë nga autorët e sulmit terrorist me anë të të cilit martirizuan gjeneral Kasem Solejmani, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit.
Zyra informative e Gardës Revolucionare të Iranit njoftoi se gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik, ditën e martë në ceremoninë mortore për martirin gjeneral Kasem Solejmani në Kerman, theksoi: "Sulmi terrorist i Amerikës që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani, është një pikfillimi për t'i dhënë fund pranisë së fuqive arrogante botërore në rajon".
Gjeneral Salami, gjeneralin martir Kasem Solejmani e quajti arkitekt të thyerjes së komploteve të Amerikës dhe tha: "Gjeneral Solejmani ka thyer strategjinë e Amerikës për prishjen e sigurisë së Umetit Islam dhe nuk ka lejuar që armiqtë sionist dhe amerikanët kriminelë të dobësojnë Frontin e Rezistencës".
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit duke thënë se politika e Amerikës për të sulmuar rezistencën palestineze është përballur me disfatë të madhe dhe shtoi: "Gjenerali martir Kasem Solejamni ka ringjallur rezistencën e Palestinës dhe ka forcuar më shumë murin e forcës së Palestinës përball regjimit sionist. Sot fara e urrejtjes ndaj Amerikës është mbjell në zemrën e të gjithë popujve myslimanë dhe jomyslimanë, prandaj nuk ekziston asnjë vend i sigurt askund për Amerikën".