Takhtrevançi takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB
(last modified Thu, 09 Jan 2020 07:33:41 GMT )
Janar 09, 2020 08:33 Europe/Tirane
  • Takhtrevançi takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate ku theksoi vullnetin e plotë të Iranit për të mbrojtur tokën dhe popullin e tij.

Maxhid Takhtrevançi ambasador i përhershëm i Iranit në OKB ditën e mërkurë në takimin me António Guterres sekretarin e përgjithshëm të OKB pasi theksoi rolin e martir gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare në luftën kundër terrorizmit dhe shkatërrimin e ISIS, atë e cilësoi një hero të pashembullt të Iranit dhe të rajonit. Takhtrevançi përmendi funeralin me pjesëmarrjen e miliona njerëzve në Irak dhe në Iran për martirin gjeneral Kasem Sulejmani dhe tha se ky funeral tregoi gabimin e përllogaritjeve të Amerikës në asgjësimin e këtij gjenerali. Ambasadori i Iranit në OKB pasi përmendi hakmarrjen e ashpër të Iranit dhe gardës revolucionar enë përgjigje të këtij akti terrorist të Amerikës shtoi: Irani kërkon vendosjen e stabilitetit në rajon dhe nuk kërkon luftë. Takhtrevançi i ka rikujtuar sekretarit të përgjithshëm përgjegjësinë e OKB sipas rezolutës 598 për ngritjen e bashkëpunimit mes vendeve të gjirit Persik dhe i kërkoi António Guterres të punojë më shumë në këtë çështje. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në OKB gjithashtu përmendi mos lëshimin e vizës amerikane për Muhamed Xhavad Zarif ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit i cili do të merrte pjesë në takimin e KS të OKB dhe tha: Nga OKB pritet që të jetë më aktive në zgjidhjen e kësaj çështjeje që është shkelje e dispozitave dhe akordeve ndërkombëtare. Guterres pasi përshëndeti përpjekjet e Iranit për vendosjen e stabilitetit në Azinë Perëndimore, analizoi planin e Iranit të quajtur lulëzimi i paqes në Hormuz për uljen e tensioneve në rajon.

Tags