Irani reagon ndaj polemikave rreth rrëzimit të avionit ukrainas
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit lidhur me rrëzimin e avionit civil ukrainas në hapësirën ajrore të Teheranit deklaroi: Irani ka nisur hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit sipas standardeve ndërkombëtare dhe dispozitave të ICAO.
Abas Mousavi duke reaguar ndaj polemikave të nxjerra nga qeveritë evropiane dhe amerikane mes tyre Britania, Amerika dhe Kanadaja lidhur me mënyrën e rrëzimit të avionit në hapësirën ajrore të Teheranit deklaroi: Ukrainën si pronar i avionit dhe kompanisë Boeing si prodhuese e këtij avioni i ftojmë të marrin pjesë në procesin e hetimeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit edhe një her shprehu ngushëllimet për viktimat e rrezmit të këtij avionit dhe tha; Irani mirëpret pjesëmarrjen e ekspertëve të atyre vendeve, shtetasit e të cilëve kanë humbur jetën në këtë aksident ajror. Irani nga qeveria e Kanadasë dhe nga çdo vend tjetër që ka informacione mbi rrëzimin e avionit civil ukrainas kërkon që këto informacione t’i vënë në dispozicion të komitetit hetimor të aksidentit ajror në Iran. Justin Trodo kryeministër i Kanadasë dhe disa funksionarë amerikanë dhe media të huaja ditën e entje lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas në Teheran kanë pretenduar se raketë iraniane mund të ketë qëlluar pa dashje avionin civil.