Arrestohet për disa orë ambasadori anglez në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93952-arrestohet_për_disa_orë_ambasadori_anglez_në_teheran
Rob Macaire, ambasadori I Anglisë në Teheran, dje është arrestuar për disa orë pasi është dyshuar për nxitjen dhe organizimin e lëvizjeve të dyshimta përballë universitetit Amir Kabir në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2020 04:48 Europe/Tirane
  • Arrestohet për disa orë ambasadori anglez në Teheran

Rob Macaire, ambasadori I Anglisë në Teheran, dje është arrestuar për disa orë pasi është dyshuar për nxitjen dhe organizimin e lëvizjeve të dyshimta përballë universitetit Amir Kabir në Teheran.

Pas rrëzimit të avionit civil Boeing 737 të linjës ajrore të Ukrainës në afërsi të Teheranit, përballë universitetit Amir Kabir në Teheran është organizuar një tubim për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjarët e viktimave të këtij aksidenti, tubim që është keqpërdorur nga vandalët dhe element destruktivë. Në këtë tubim ndodhej edhe ambasadori I Anglisë në Teheran I cili është përpjekur të bëjë organizimi dhe nxisë të pranishmit për veprime radikale. Mëngjesin e së mërkurës një avion I transportit civil Boeing 737 I linjës ajrore të Ukrainës, I cili ishte nisur nga Teherani për në Kiev, u rrëzua dhe të 176 udhëtarët e tij kanë humbur jetën.