Bisedë telefonike e presidentit të Republikës Islamike të Iranit me homologun ukrainas
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në bisedën telefonike që pati me presidentin e Ukrainës tha: Bashkëpunimi teknik i ekspertëve të të dy vendeve do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve mbi shkaqet e rrëzimit të avionit.
Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit dje në bisedën e dytë telefonike me Volodimir Zelensky president i Ukrainës pas shpalljes së rezultatit zyrtar të shkakut të rënies së avionit deklaroi: Një gabim njerëzor është shkaku i rrëzimit të avionit dhe personat që janë kryer këtë gabim u janë dërguar autoriteteve gjyqësore të Iranit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu keqardhje për këtë ngjarje dhe theksoi se Teherani është i angazhuar të zbatojë të gjitha përgjegjësitë juridike për këtë çështje dhe shtoi: Bashkëpunimi në këtë fushë do të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm të Iranit dhe Ukrainës. Volodimir Zelensky presidenti i Ukrainës në këtë bisedë telefonike edhe një herë shprehu ngushëllimet për qeverinë dhe popullin e Iranit dhe tha: Deklarata e nxjerrë sot nga Irani lidhur me shkakun e rrëzimit të avionit është shumë e rëndësishme dhe Irani duhet vlerësuar për sjelljen ligjore dhe bashkëpunimin e duhur në të tilla kushte. Presidenti i Ukrainës shpresoi se bashkëpunimi mes ekspertëve të Iranit dhe Ukrainës do të vazhdojë deri sa të përpilohet protokolli juridik dhe ligjor dhe sa më shpejt të ndiqet çështja e kthimit të trupave që humbën jetën në këtë aksident. Një avion civil i linjës ajrore të Ukrainës është rrëzuar të mërkurën e kaluar në afërsi të aeroportit Imam Khomeini(ra) në Teheran ku humbën jetën 176 udhëtarë.