Emiri i Katarit arrin për një vizitë në Teheran
Janar 12, 2020 10:55 Europe/Tirane
Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani, emiri i Katarit, sot (të dielën) arriti për një vizitë në Teheran ku do të takohet me autoritetet e larta të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani, emiri i Katarit, ditën e diele ka arritur në Teheran për t'u takuar dhe biseduar me autoritetet e larta të Iranit. Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministri i punëve të jashtme të Katarit, gjithashtu një javë më parë kishte zhvilluar një vizitë në Teheran ku ishte takuar me ministrin e punëve të jashtme, me presidentin dhe me kryetarin e Parlamentit Islamik të Iranit.
Tags