Mousavi i përgjigjet cicërimit të Donald Trump në gjuhën perse
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93974-mousavi_i_përgjigjet_cicërimit_të_donald_trump_në_gjuhën_perse
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dje në darkë ka reaguar ndaj cicërimit në gjuhën perse të presidentit amerikan Donald Trump ka thënë: Ata të cilët duart e tyre dhe gjuhën e tyre e kanë të ndotur me kërcënime, sanksione dhe vrasjen e popullit iranian nuk kanë të drejtë të ndotin gjuhën perse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2020 05:30 Europe/Tirane
  • Mousavi i përgjigjet cicërimit të Donald Trump në gjuhën perse

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dje në darkë ka reaguar ndaj cicërimit në gjuhën perse të presidentit amerikan Donald Trump ka thënë: Ata të cilët duart e tyre dhe gjuhën e tyre e kanë të ndotur me kërcënime, sanksione dhe vrasjen e popullit iranian nuk kanë të drejtë të ndotin gjuhën perse.

Abas Mousavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: Vallë me të vërtetë qëndron përkrah popullit iranian që i vrave heroin e tij apo përballë tij. Abas Salehi ministër i kulturës dhe edukimit islamik gjithashtu ka reaguar ndaj cicërimit në gjuhën perse të presidentit amerikan dhe ka thënë ; gjuha perse është simboli i kulturës iraniane. Deri dje ti kërcënojë se do të shkatërroje kulturën dhe qendrat kulturore të Iranit ndërsa sot ti flet me iranianët në gjuhën perse?! Presidenti i Amerikës dje në darkë gjoja se i qëndron pranë popullit iranian, ka mbështetur trazirat dhe vandalizmat e ditëve të fundit në Teheran. Trump dhe qeveria e tij po ndjek politikën e presioneve maksimale kundër Iranit dhe pas daljes së njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore po përdor të gjitha mundësitë dhe përpjekjet për të dëmtuar ekonominë e Iranit. Ai me anë të një cicërimi në Twitter ka pretenduar se që nga koha kur ka ardhur në pushtet i ka qëndruar pranë popullit iranian dhe qeveria e tij mbështet popullin iranian. Gjesti gjoja humanitar i Donald Trump merret në kohën kur ai me sanksionet e njëanshme ka penguar futjen e mallrave bazë mes tyre të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore dhe ka krijuar probleme të shumta për popullin iranian.