Ambasadori britanik largohet nga Teherani
Ambasadori britanik në Iran, Robert Macaire u largua sot nga Teherani për në Londër disa ditë pas ndalimit të tij të shkurtër në një tubim të paligjshëm në kryeqytetin iranian.
Sipas mediave iraniane, largimi i Macaire u bë me njoftim dhe në bazë të protokollit diplomatik. Ambasadori britanik u arrestua të shtunën natën për praninë e tij në një tubim të paligjshëm, por u la i lirë menjëherë për shkak të imunitetit të tij diplomatik. Pjesëmarrja e ambasadorit të një vendi të huaj në një tubim në të cilin disa demonstrues hodhën parulla anti-qeveritare shkaktoi zemërim publik dhe kritika nga zyrtarët iranianë dhe grupet e demonstruesve që e dënuan këtë veprim të cilësuar si ndërhyrje nga një ambasador i huaj në punët e brendshme të Iranit. Të nesërmen, Ministria e Jashtme iraniane e thirri ambasadorin britanik për të protestuar kundër sjelljes së tij jokonvencionale, duke argumentuar se sjellja e tij ishte në kundërshtim me Konventën e Vjenës të vitit 1961 për marrëdhëniet diplomatike.