Irani sfidoi fuqinë e SHBA
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, Gjeneral Major Husein Salami, tha se Republika Islamike e Iranit kishte sfiduar me sukses fuqinë e Shteteve të Bashkuara.
Duke nënvizuar fitoret e fundit të Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara, shefi Gardës Revolucionare tha se gabimi strategjik i Uashingtonit në vrasjen e gjeneral-lejtnant Kasem Soleimanit kishte globalizuar ndjenjat anti-amerikane. "Në historinë 41-vjeçare të betejës së kombit iranian kundër armiqve të tij, ne kemi qenë dëshmitarë të faqeve të arta të fitoreve unike dhe strategjike të Iranit," tha të mërkurën Gjeneral Major Husein Salami në një miting në provincën jugore Bushehr. Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit tha se kombi i madh iranian kishte sfiduar fuqinë amerikane. "Sot ne shohim efektet e rënies së Shteteve të Bashkuara," shtoi ai. Ai gjithashtu nënvizoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vrarë komandantin legjendar të Iranit, gjeneral Kasem Soleimanin, dhe deklaroi se armiku përmes kësaj vrasjeje ishte përpjekur të mbulonte "të gjitha humbjet dhe dështimet e tij të shumta e të njëpasnjëshme".