Musavi shprehet i çuditshëm nga deklaratat e ministrit të jashtëm të Kanadasë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të jashtme të Iranit duke shprehur çudi nga deklaratat e ministrit të jashtëm të Kanadasë, ka kërkuar nga të gjitha palët që çështjet njerëzore dhe humane sidomos viktimat e avionit ukrainas të mos i bëjnë pretekst për interesat e tyre politike.
François-Philippe Champagne, ministri i punëve të jashtme të Kanadasë, të enjten në mbrëmje në një konferencë të përbashkët me ministrat e jashtëm të vendeve që lidhen me rrëzimin e avionit ukrainas në afërsi të Teheranit (Suedisë, Ukrainës, Afganistanit, Anglisë dhe Holandës) e cila u zhvillua në Londër, me anë të deklaratave politike, ka kërkuar nga Irani që të lëshojë vizat për ekspertët ndërkombëtarë për të filluar hetimet në lidhje me këtë aksident ajror.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në reagim ndaj zhvillimit të kësaj konference dhe ndaj deklaratave me qëllime politike të ministrit të jashtëm të Kanadasë, duke shprehur edhe një solidaritet dhe ngushëllime me familjet e viktimave të avionit të linjave ajrore të Ukrainës, deklaroi: “Irani për të ngushëlluar familjet e viktimave dhe për të shqyrtuar aspektet njerëzore të këtij aksidenti ka bashkëpunuar në nivel shumë të gjerë dhe më të lartë se sa që pritet me delegacionet e këtyre vendeve të dërguara në Teheran”.
Musavi shtoi: “Ministri i punëve të jashtme të Kanadasë një ditë pas kryerjes së çështje të para dhe vazhdimin e identifikimit gati të të gjitha kufomave dhe kryerjes së bashkëpunimeve të tjera, kërkon qasje konsullore në kohën kur qysh në ditën e parë të këtij aksidenti vetëm për aspekte njerëzore, Irani i ka dhënë një qasje të tillë Kanadasë”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: “Irani gjatë disa viteve të kaluara nëpërmjet rrugëve të ndryshme, ka deklaruar për Kanadanë se pavarësisht mënyrës dhe kushteve të marrëdhënieve politike mes të dy vendeve, për shkak të interesit të qytetarëve të Iranit dhe Kanadasë përfaqësitë konsullore të jenë aktive në të dy vendet, mirëpo Kanada për shkak të çështjeve politike dhe ndjekjes së politikës së Amerikës për të ushtruar presion mbi qytetarët e Iranit dhe qytetarëve kanadezë me origjinë iraniane, nuk ishte e gatshme as të bisedojë drejtpërdrejtë në lidhje me këtë çështje. Prandaj edhe tani nuk dihet se për çfarë motive bëhen këto deklarata të tilla dhe me qëllime politike nga ana e ministrit të jashtëm të Kanadasë”.