Sateliti iranian Zafar gati për tu lëshuar në hapësirë
Republika Islamike e Iranit do të dërgojë një version shumë të përparuar të satelitëve të saj në misionet e zbulimit, çka është përparimi i fundit në fushën e hapësirës ajrore nga ekspertë dhe specialistë kompetent të Iranit.
Agjensia Hapësinore e Iranit (ISA) njoftoi të shtunën se Zafar, një satelit plotësisht i sofistikuar i ndërtuar në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë së Iranit, ishte vendosur në krye të listës së lëshimit në hapësirë. Sateliti i ri, i projektuar për një plan aktiviteti 18-mujor, peshon rreth 90 kilogramë dhe është i pajisur me katër kamera me ngjyra për të kapur sipërfaqen e Tokës me një rezolucion prej 80 metrash. Ky satelit do të dërgohet në lartësinë 530 km në orbitën e Tokës. Irani e konsideron programin e tij hapësinor një çështje të krenarisë kombëtare dhe thekson se lëshimi i mjeteve hapësinore bëhet për qëllime shkencore.