Sateliti iranian Zafar gati për tu lëshuar në hapësirë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94121-sateliti_iranian_zafar_gati_për_tu_lëshuar_në_hapësirë
Republika Islamike e Iranit do të dërgojë një version shumë të përparuar të satelitëve të saj në misionet e zbulimit, çka është përparimi i fundit në fushën e hapësirës ajrore nga ekspertë dhe specialistë kompetent të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 18, 2020 16:47 Europe/Tirane
  • Sateliti iranian Zafar gati për tu lëshuar në hapësirë

Republika Islamike e Iranit do të dërgojë një version shumë të përparuar të satelitëve të saj në misionet e zbulimit, çka është përparimi i fundit në fushën e hapësirës ajrore nga ekspertë dhe specialistë kompetent të Iranit.

Agjensia Hapësinore e Iranit (ISA) njoftoi të shtunën se Zafar, një satelit plotësisht i sofistikuar i ndërtuar në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë së Iranit, ishte vendosur në krye të listës së lëshimit në hapësirë. Sateliti i ri, i projektuar për një plan aktiviteti 18-mujor, peshon rreth 90 kilogramë dhe është i pajisur me katër kamera me ngjyra për të kapur sipërfaqen e Tokës me një rezolucion prej 80 metrash. Ky satelit do të dërgohet në lartësinë 530 km në orbitën e Tokës. Irani e konsideron programin e tij hapësinor një çështje të krenarisë kombëtare dhe thekson se lëshimi i mjeteve hapësinore bëhet për qëllime shkencore.