Nënpresidenti i parë i Iranit uron Kryeministri e ri të Rusisë
Nënpresidenti i parë i Iranit në një mesazh për kryeministrin e ri rus Mikhail Vladimirovich Mishustin e uroi atë për emërimin e tij në këtë post.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Is'hak Xhahangiri, të mërkurën në një mesazh e uroi Mikhail Vladimirovich Mishustin për emërimin e tij si Kryeministër i ri i Rusisë. Kapacitetet ekzistuese kanë siguruar baza të favorshme për thellimin e bashkëpunimit Teheran-Moskë, tha ai duke shtuar: Realizimi i këtyre kapaciteteve kërkon kujdes, vendosmëri dhe përpjekje të autoriteteve të dy vendeve. Xhahangiri shprehu shpresën se gjatë mandatit të Kryeministrit të ri të Rusisë dhe nën hijen e vullnetit të zyrtarëve të rangut të lartë dhe përpjekjeve të përbashkëta të dy vendeve, "ne do të dëshmojmë zgjerimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis Republikës Islamike të Iranit dhe Federatës Ruse ".