Amerikanët janë duke e çuar  rajonin drejt diktaturës ndërkombëtare
(last modified Mon, 27 Jan 2020 19:52:43 GMT )
Janar 27, 2020 20:52 Europe/Tirane
  • Amerikanët janë duke e çuar  rajonin drejt diktaturës ndërkombëtare

Kryetari i Parlamentit iranian Ali Larixhani deklaroi se amerikanët po e çojnë rajonin drejt një diktature ndërkombëtare dhe kanë një sjellje poshtëruese, prandaj është shumë e rëndësishme për Iranin dhe Rusinë të rrisin bashkëpunimin e tyre.

Duke folur të hënën në Komisionin e Dytë të Lartë për Bashkëpunim Parlamentar midis Parlamentit iranian dhe Kryetarit të Dumës Shtetërore të Asamblesë Federale të Federatës Ruse, Vyacheslav Viktorovich, Larixhani tha se Rusia po kalon zhvillime të rëndësishme, në të cilat roli i Dumas është shumë i rëndësishëm , kështu që prania juaj në Iran për këtë samit tregon angazhimin tuaj për marrëdhëniet midis dy vendeve. Duke folur për faktin se Irani dhe Rusia janë dy vende të rëndësishme dhe me ndikim në ekuacionet rajonale, kryeparlamentari iranian tha se Irani dhe Rusia ndajnë armiqtë e përbashkët dhe sanksionet  kundër tyre konsiderohen gjithashtu si një aspekt i përbashkët i Iranit dhe Rusisë. Duke ju referuar konsultimeve të ngushta midis Iranit dhe Rusisë për çështje të ndryshme, Larixhani theksoi se të dy vendet kanë ndërmarrë hapa të shkëlqyeshëm të përbashkët, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, si dhe në bashkëpunimin e mirë ushtarak, një shembull i fundit i të cilit ishte manovra e përbashkët Iran-Rusi-Kinë. Ndërkohë, bashkëpunimi i të dy vendeve në fushën ekonomike është pozitiv, gjë që shpresojmë të shpejtohet. Ai falënderoi kryetarin e Dumës Ruse për ngushëllimet e tij për martirizimin e gjeneralit Soleimani duke e quajtur këtë veprim si shembullin e qartë të terrorizmit shtetëror amerikan, dhe tha se qeveria ruse veproi me shumë përgjegjësi për këtë çështje. Duke folur në këtë komision, Kryetari Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, Vyacheslav Viktorovich, duke theksuar gjithashtu nevojën për bashkëpunim ndër-parlamentar mes Iranit dhe Rusisë, tha se këto ndërveprime duhet të ndihmojnë në thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ai theksoi mundësitë dhe kapacitetet e Komisionit të Përbashkët Parlamentar të të dy vendeve dhe deklaroi se të dy parlamentet mund të marrin vendime që do të çojnë në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

 

Tags