'Marrëveshja e Shekullit' prek ndjenjat e myslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94389-'marrëveshja_e_shekullit'_prek_ndjenjat_e_myslimanëve
Kryetari i Parlamentit iranian Ali Larixhani tha të mërkurën se e ashtuquajtura "Marrëveshje e Shekullit" prek ndjenjat e myslimanëve dhe synon shkeljen e të drejtave të palestinezëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 29, 2020 20:17 Europe/Tirane
  • 'Marrëveshja e Shekullit' prek ndjenjat e myslimanëve

Kryetari i Parlamentit iranian Ali Larixhani tha të mërkurën se e ashtuquajtura "Marrëveshje e Shekullit" prek ndjenjat e myslimanëve dhe synon shkeljen e të drejtave të palestinezëve.

Duke folur në një bisedë telefonike me homologun e tij libanez Nabih Berri, Larixhani tha se njohja e Kodsit të Shenjtë si kryeqytet i regjimit sionist të Izraelit ka plagosur ndjenjat e të gjithë myslimanëve në botë. Marrëveshja e Shekullit do të dështojë pasi sfondi i rezistencës së palestinezëve është shumë më i madh dhe më efikas sesa planet e tilla të rreme dhe joreale, shtoi ai. Regjimi amerikan dhe ai izraelit mendojnë se Lëvizja e Rezistencës është dobësuar nga vrasja e Komandantit të Forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, Gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani dhe se këto regjime mund të kryejnë çdo komplot, vuri në dukje kryetari i Parlamentit iranian duke shtuar se Boshti i Rezistencës është bërë më i fortë. Nga ana e tij, Nabih Berri e përshkroi "Marrëveshjen e Shekullit" si një komplot që synon të shkelë të drejtat e palestinezëve dhe të refuzojë banorët autoktonë të këtij vendi historik. Ai dënoi krimet e sionistëve, duke thënë se pranimi i këtij plani të rrezikshëm do të thotë të humbasësh plotësisht Palestinën. Kryetari i Parlamentit të Libanit vuri në dukje se "Marrëveshja e Shekullit" do të rezultojë në unitetin midis të gjitha grupeve palestineze për të rezistuar kundër kërkesave të paligjshme të sionistëve. Berri theksoi se bashkëpunimi parlamentar në kuadër të Unionit Ndërparlamentar Islamik me siguri do të luajë një rol të madh në mposhtjen e këtij plani.