Ajetollah Khamenei: 'Marrëveshja e Shekullit' nuk do të materializohet kurrë
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei tha në një mesazh se politika e mbrapshtë e SHBA kundër Palestinës dhe e ashtuquajtura 'Marrëveshja e Shekullit' nuk do të materializohen kurrë.
"Për hidhërimin e politikanëve amerikanë, politika satanike dhe e mbrapshtë e SHBA për Palestinën - e ashtuquajtura Marrëveshje e Shekullit" nuk do të japë kurrë fryte, dashtë Zoti", theksoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. "Në lidhje me jahudizimin e Kodsit të Shenjtë dhe duke thënë se ai duhet të jetë në duart e jahudëve, amerikanët dhe sionistët po flasin marrëzisht dhe pa maturi," shtoi Ajetollah Khamenei. "Çështja e Palestinës nuk do të harrohet kurrë", vuri në dukje Lideri Suprem i Revolucionit Islamik duke shtuar: "Kombi Palestinez dhe të gjitha kombet myslimane patjetër do të ngrihen fuqishëm dhe nuk do të lejojnë të ashtuquajturën 'Marrëveshje e Shekullit' të realizohet."