Ajetollah Khamenei: 'Marrëveshja e Shekullit' nuk do të materializohet kurrë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94390-ajetollah_khamenei_'marrëveshja_e_shekullit'_nuk_do_të_materializohet_kurrë
 Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei tha në një mesazh se politika e mbrapshtë e SHBA kundër Palestinës dhe e ashtuquajtura 'Marrëveshja e Shekullit' nuk do të materializohen kurrë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 29, 2020 20:18 Europe/Tirane
  • Ajetollah Khamenei: 'Marrëveshja e Shekullit' nuk do të materializohet kurrë

 Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei tha në një mesazh se politika e mbrapshtë e SHBA kundër Palestinës dhe e ashtuquajtura 'Marrëveshja e Shekullit' nuk do të materializohen kurrë.

"Për hidhërimin e politikanëve amerikanë, politika satanike dhe e mbrapshtë e SHBA për Palestinën - e ashtuquajtura Marrëveshje e Shekullit" nuk do të japë kurrë fryte, dashtë Zoti", theksoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. "Në lidhje me jahudizimin e Kodsit të Shenjtë dhe duke thënë se ai duhet të jetë në duart e jahudëve, amerikanët dhe sionistët po flasin marrëzisht dhe pa maturi," shtoi Ajetollah Khamenei. "Çështja e Palestinës nuk do të harrohet kurrë", vuri në dukje Lideri Suprem i Revolucionit Islamik duke shtuar: "Kombi Palestinez dhe të gjitha kombet myslimane patjetër do të ngrihen fuqishëm dhe nuk do të lejojnë të ashtuquajturën 'Marrëveshje e Shekullit' të realizohet."