Kamalvandi: Programi bërthamor i Iranit do të vazhdojë fuqishëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94422-kamalvandi_programi_bërthamor_i_iranit_do_të_vazhdojë_fuqishëm
Programi paqësor bërthamor i Iranit do të vazhdojë edhe më fuqishëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 31, 2020 04:30 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: Programi bërthamor i Iranit do të vazhdojë fuqishëm

Programi paqësor bërthamor i Iranit do të vazhdojë edhe më fuqishëm.

Kështu ka deklaruar Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i AEAI. Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi se raundi i fundit i sanksioneve amerikane kundër Iranit, i cili synon shefin bërthamor të vendit Ali Akbar Salehi, reflekton vetëm dëshpërimin e Shteteve të Bashkuara. Duke folur të enjten për Agjencinë e Lajmeve Fars News, Behruz Kamalvandi tha se vendosja e emrit të Ali Akbar Salehi në listën e personave që i nënshtrohen sanksioneve amerikane kundër Iranit, i cili u njoftua më herët gjatë ditës, nuk ka asnjë vlerë praktike dhe dëshmon dëshpërimin e SHBA në përballjen e tyre me Iranin. Ai shtoi se përkundër këtyre sanksioneve, "programi bërthamor i Iranit do të vazhdojë me forcë të plotë në varësi të nevojave të vendit", duke theksuar se përpjekje të tilla të kota të Uashingtonit nuk do të kenë ndikim në vullnetin e Republikës Islamike. Kamalvandi gjithashtu reagoi ndaj pretendimeve të Brian Hook, përfaqësuesit special të SHBA për Iranin, i cili ka pohuar se Uashingtoni ka sanksionuar dhe Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit dhe shefin e saj, sepse Irani kishte filluar shkelje të reja të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Duke pasur parasysh tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe shkeljen e premtimeve që ai kishte bërë, SHBA "nuk është në gjendje" të komentojë mënyrën në të cilën Irani i përmbahet detyrimeve të tij bërthamore, përfundoi zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.