Irani pezullon fluturimet drejt dhe nga Kina
Ministri iranian i Shëndetësisë Said Namaki tha se Irani ka ndalur përkohësisht të gjitha fluturimet drejt dhe nga Kina, pasi koronavirusi i ri, i cili filloi në qytetin kinez Wuhan, po përhapet në të gjithë vendin dhe në pjesën tjetër të botës.
Namaki tha të premten se asnjë rast i infeksionit të koronavirusit nuk është raportuar në Iran deri më tani dhe shtoi se vendimi është marrë në një takim urgjent në prani të një numri të ministrave iranianë dhe zëdhënësit të qeverisë pasi virusi u shpall emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ministri iranian i Shëndetësisë tha se shtetasit iranianë që banojnë në Kinë do të jenë në gjendje të kthehen në vend përmes fluturimeve ekskluzive, ndërsa do mbikëqyren plotësisht nga Ministria e Shëndetësisë. Ai vuri në dukje se rreth 70 studentë të universitetit të pa infektuar iranianë, të cilët tani ndodhen në Wuhan, do të ktheheshin në shtëpi në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Iranit.