Lideri suprem viziton mauzoleun imam Khomeini(ra) dhe varrezat e dëshmorëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94438-lideri_suprem_viziton_mauzoleun_imam_khomeini(ra)_dhe_varrezat_e_dëshmorëve
Njëkohësisht me nisjen e dhjetëditëshit të Faxhrit, lideri suprem i revolucionit islamik Ajetollah Khamenei, ka kryer një vizitë në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe në varrezat e dëshmorëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 01, 2020 09:01 Europe/Tirane
  • Lideri suprem viziton mauzoleun imam Khomeini(ra) dhe varrezat e dëshmorëve

Njëkohësisht me nisjen e dhjetëditëshit të Faxhrit, lideri suprem i revolucionit islamik Ajetollah Khamenei, ka kryer një vizitë në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe në varrezat e dëshmorëve.

Ajetollah Khamenei sot në mëngjes ka vizituar varret e martirëve si Ajetollah Beheshti, Raxhai, Bahanar, martirët e 7 Tirit dhe u lut për ata. Ajetollah Khamenei gjatë vizitës në varrezat e dëshmorëve, është lutur për shpirtin e këtyre martirëve të rrugës së Zotit, si dhe uroi fuqizimin dhe ngritjen në nivelet më të larta të Iranit Islamik. Sot më 1 shkurt nis dhjetëditëshi i Faxhrit të fitores së revolucionit islamik.