"Marrëveshja e Shekullit" do të humbasë në pluhurin e historisë
Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë të shtunën dënoi planin amerikano-sionist të njohur si "Marrëveshja e Shekullit", i cili nuk do të ketë asnjë rezultat tjetër përveç dështimit dhe humbjes në pluhurin e historisë.
"Hapi i ndërmarrë nga Presidenti amerikan në zbulimin e planit të quajtur "Marrëveshja e Shekullit" i cili shkel të drejtat e kombit të shtypur palestinez, legjitimon shtetin e rremë sionist, siguron sovranitetin e Izraelit mbi territoret e okupuara, çarmatos Hamasin, mohon të drejtën e të shpërngulurve palestinezë dhe legjitimon aktet e tjera të mizorisë dhe agresionit ndaj Palestinës, është një mizori dhe tradhti e paparë në historinë bashkëkohore", thuhet në deklaratën e publikuar të shtunën nga Garda Revolucionare e Iranit. Deklarata nënvizoi gjithashtu se Marrëveshja e Shekullit jo vetëm që nuk do të sjellë siguri dhe stabilitet për regjimin sionist, por ky plan si dhe skemat e tjera mizore të gatuara në Shtëpinë e Bardhë dhe Tel Aviv, nuk do të kenë rezultat tjetër, përveç dështimit dhe humbjes në pluhurin e historisë, dhe do të ndezin zjarrin e zemërimit dhe hakmarrjes nga ana e luftëtarëve të rezistencës palestineze në territoret e okupuara më shumë se çdo kohë tjetër në historinë 70-vjeçare të rezistencës anti-sioniste.