3 shkurti, dita kombëtare e teknologjisë hapësinore të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94498-3_shkurti_dita_kombëtare_e_teknologjisë_hapësinore_të_iranit
Sot më 3 shkurt 2020, u shënuar dita kombëtare e teknologjisë hapësinore të Iranit që është edhe përvjetori i dërgimit me sukses të satelitit "Omid" në orbitë në vitin 2008, ngjarje kjo që futi Iranin në grupin e vendeve që posedojnë kapacitete teknologjike për dërgimin e sateliteve në orbitë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 03, 2020 12:59 Europe/Tirane
  • 3 shkurti, dita kombëtare e teknologjisë hapësinore të Iranit

Sot më 3 shkurt 2020, u shënuar dita kombëtare e teknologjisë hapësinore të Iranit që është edhe përvjetori i dërgimit me sukses të satelitit "Omid" në orbitë në vitin 2008, ngjarje kjo që futi Iranin në grupin e vendeve që posedojnë kapacitete teknologjike për dërgimin e sateliteve në orbitë.

Republika Islamike e Iranit pavarësisht sanksioneve, në zhvillimin e teknologjisë hapësinore posedon kapacitete të nivelit të lartë në mesin e vendeve të rajonit dhe duke u mbështetur në burimet njerëzore të specializuara dhe duke u bazuar në kapacitetet shkencore vendore, posedon zinxhirin e plotë të cikleve për projektimin, prodhimin dhe dërgimin e sateliteve në hapësirë.

Zinxhiri i plotë i teknologjisë hapësinore ndodhet në monopolin e dhjetë vendeve të botës kurse Republika Islamike e Iranit pavarësisht sanksioneve ka arritur të zhvillojë këtë teknologji.

Teknologjia hapësinore ka dobi të mëdha në shumë fusha të ndryshme të jetës njerëzore si në vëzhgimin e zhvillimeve natyrore, ambientale etj..

Investimi në hapësirë, ka potenciale fitimprurëse në periudhën afatshkurtre dhe afatgjate dhe shumë statistika tregojnë se jo vetëm vendet e pasura dhe të zhvilluara, por edhe vendet në zhvillim e sipër me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekonomike, kanë bërë investime në fushën hapësinore dhe kanë marrë gjithashtu rezultatet shumë të mira.

Republika Islamike e Iranit gjatë ditëve të ardhshme do të dërgojë në hapësirë satelitin "Zafar" me raketën "Simorgh" për ta vendosur atë 500 kilometra larg tokës në hapësirë.