Baidinezhad: Veprimet e Tony Blair për ngritjen e tensioneve, janë të turpshme
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli në prag të organizimit të konferencës anti-iraniane të Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme të Amerikës me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit britanez, deklaroi se veprimet e Tony Blair për shtimin e tensioneve janë të turpshme.
Vlen të theksohet se Këshilli për Marrëdhënie të Jashtme të Amerikës ka deklaruar se Tony Blair, ish-kryeministri i Britanisë, të martën do të marrë pjesë në konferencën anti-iraniane me temë "Rruga para Iranit në bisedë me Tony Blair".
Hamid Baidinezhad, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, të hënën në mbrëmje në faqen e tij në Twitter ka shkruar: "Tony Blair ishte bashkëpunëtori kryesor i Amerikës në sulmin ushtarak kundër Irakut që u bë në bazë të pretendimeve të rrejshme për armët e shkatërrimit në masë, ndërsa akoma është përkrahësi i ashpër i ndërhyrjes ushtarake në vendet e tjera".
Hamid Baidinezhad shtoi: "Tony Blair nuk kursen kurrfarë përpjekje për të shtuar sa më shumë tensionet e reja dhe për krijimin e konflikteve të cilat marrin jetën e miliona njerëzve të pafajshëm".
Baidinezhad gjithashtu vuri në dukje varësinë financiare të institutit që drejton Tony Blair nga disa shtete arabe të Gjirit Persik dhe shtoi: "Blair po u jep konsultime shteteve arabe për të blerë lloje të ndryshme të armatimeve nga kompanitë e eksportuesit kryesor të armëve sidomos nga Amerika".