SHBA bllokon kanalet bankare për shkëmbimin e ushqimeve dhe barnave farmaceutike
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi, në një mesazh të mërkurën tha se megjithë pretendimet e pabaza të SHBA-së se ushqimi dhe medikamentet nuk sanksionohen, ata kanë bllokuar të gjitha kanalet bankare për të parandaluar çdo transaksion në këtë fushë.
Në mesazhin e tij në Twitter i cili u publikua të mërkurën, Musavi theksoi se duke lansuar të ashtuquajturin kanal humanitar për furnizimin me medikamente, amerikanët zyrtarisht vërtetuan se është pretendimin e tyre të pabazë dhe që është në kontrast me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Musavi tha se amerikanët vërtetuan se ushqimet dhe ilaçet gjithashtu janë sanksionuar, ndërsa nuk duhet të sanksionohen. Ambasadori zviceran në Teheran Markus Leitner më herët njoftoi fillimin e Mekanizmit Financiar Zviceran brenda dy ose tre javëve të ardhshme, duke thënë se rreth 180,000 pako ilaçesh të nevojshme për pacientët me transplant mbërritën në Teheran të dielën. Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif e përshkroi mekanizmin ose kanalin e ri të pagesave zvicerane si një urdhër ekzekutiv nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke thënë se gjykata urdhëroi Shtetet e Bashkuara që të mos bllokonin hyrjen e ushqimeve dhe medikamenteve në Iran.