Armë ruse në Iran?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94558-armë_ruse_në_iran
Ambasadori i Rusisë në Teheran, Levan Djagarian, tha se embargoja e armëve e Këshillit të Sigurimit të OKB mbi Iranin do të hiqet së shpejti, dhe lavdëroi armët ruse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 05, 2020 17:19 Europe/Tirane
  • Armë ruse në Iran?

Ambasadori i Rusisë në Teheran, Levan Djagarian, tha se embargoja e armëve e Këshillit të Sigurimit të OKB mbi Iranin do të hiqet së shpejti, dhe lavdëroi armët ruse.

Teherani është i interesuar për pajisjet ushtarake ruse, tha ai në një intervistë me Sputnik, pa specifikuar llojin e armëve: "Po, natyrisht, sepse pajisjet tona ushtarake me të drejtë konsiderohen më të mirat dhe më të lirat në botë. " Në të njëjtën kohë, ai kujtoi se në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik me Teheranin, Moska respektonte kufizimet e vendosura ndaj Iranit në përputhje me ligjin ndërkombëtar, në veçanti rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. "Por këto kufizime janë të përkohshme - deri në tetor 2020," tha ai. Duke komentuar mundësinë që Irani të marrë sisteme raketash S-400 ruse, kreu i misionit diplomatik rus tha se Teherani duhet të vendosë vetë për këtë çështje. Sekretari i DASH, Mike Pompeo deklaroi se ishte i shqetësuar për heqjen e embargos së armëve ndaj Iranit, sepse në të ardhmen e afërt, Irani mund të blejë armë nga Rusia dhe Kina.