Sanksionimi i medikamenteve për Iranin, bie ndesh me verdiktin e GJND
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94563-sanksionimi_i_medikamenteve_për_iranin_bie_ndesh_me_verdiktin_e_gjnd
Amerika ka bllokuar çdo rrugë të transfertave bankare për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve nga ana e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 06, 2020 04:30 Europe/Tirane
  • Sanksionimi i medikamenteve për Iranin, bie ndesh me verdiktin e GJND

Amerika ka bllokuar çdo rrugë të transfertave bankare për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve nga ana e Iranit.

Abas Mousavi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj pretendimeve boshe të Amerikës se gjoja medikamentet dhe ushqimet përjashtohen nga sanksionet amerikane, deklaroi: Amerikanët duke krijuar kanalin e ashtuquajtur humanitar për garantimin dhe plotësimi e nevojave për medikamente dhe me pretendimet se ushqimet dhe medikamentet nuk futen në sanksione, kanë treguar falsitetin e tyre dhe se ky veprim bie ndesh me verdiktin e GJND. GJND më 3 tetor të vitit 2018 pasi deklaroi se ka të drejtë të analizojë shkeljen e zotimeve të palës amerikane lidhur me marrëveshjen e vitit 1955 mbi marrëdhëniet ekonomike dhe juridiko-konsullore mes dy vendeve, nxori një Verdikti që duhet të anulojë sanksionet e medikamenteve, ushqimeve, produkteve dhe shërbimeve humanitare dhe ajrore kundër Iranit. Me gjithë këtë vendim të GJND, futja e medikamenteve, pajisjeve mjekësore dhe ushqimeve në Iran vazhdon të jetë e sanksionuar. Pacientët më sëmundje të rënda dhe kancer në Iran për shkak të mungesës së medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore përballen me probleme dhe ky veprim i Amerikës përveçse është shkelje e të drejtave primare të popullit iranian, bie ndesh edhe me parimet e njerëzimit dhe është jashtë verdiktit të lëshuar nga GJND. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Mousavi, në një mesazh të mërkurën tha se me gjithë pretendimet e pabaza të SHBA-së se ushqimi dhe medikamentet nuk sanksionohen, ata kanë bllokuar të gjitha kanalet bankare për të parandaluar çdo transaksion në këtë fushë. Në mesazhin e tij në Twitter i cili u publikua të mërkurën, Mousavi theksoi se duke lansuar të ashtuquajturin kanal humanitar për furnizimin me medikamente, amerikanët zyrtarisht vërtetuan se është pretendimin e tyre të pabazë dhe që është në kontrast me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Mousavi tha se amerikanët vërtetuan se ushqimet dhe ilaçet gjithashtu janë sanksionuar, ndërsa nuk duhet të sanksionohen. Ambasadori zviceran në Teheran Markus Leitner më herët njoftoi fillimin e Mekanizmit Financiar Zviceran brenda dy ose tre javëve të ardhshme, duke thënë se rreth 180,000 pako ilaçesh të nevojshme për pacientët me transplant mbërritën në Teheran të dielën. Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif e përshkroi mekanizmin ose kanalin e ri të pagesave zvicerane si një urdhër ekzekutiv nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke thënë se gjykata urdhëroi Shtetet e Bashkuara që të mos bllokonin hyrjen e ushqimeve dhe medikamenteve në Iran. Duke reaguar ndaj sanksioneve amerikane kundër popullit iranian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani në ceremoninë e dhënies së çmimit botëror të librit të vitit nga Irani, deklaroi se sanksionet amerikane janë të jashtëligjshme dhe kundër dispozitave ndërkombëtare dhe shtoi se sanksionimi i popullit iranian nga ana e Amerikës është veprim terrorist.