Gjeneral Haxhizadeh: Irani ka kryer dekodimin e dronit spiun amerikan
Komandanti i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit tha të enjten se "Irani tani është i njohur me të gjitha kodet dhe frekuencat e dronit Global Hawk të SHBA".
Siç njofton agjencia Pars Today, Gjeneral brigade Amir Ali Haxhizadeh në margjinat e zbulimit të pjesëve të reja të dronit amerikan Global Hawk që u shkatërrua nga mbrojtja raketore e Gardës Revolucionare të Iranit më 20 qershor 2019 pasi shkeli hapësirën ajrore iraniane në një zonë në provincën Hormozgan (në jug të Iranit), tha: "Ky dron ka karakteristika unike dhe është i aftë të fluturojë në të gjitha lartësitë pa ndikuar në linjat ajrore". Gjeneral Haxhizadeh tha se Irani tani është i njohur me të gjitha kodet dhe frekuencat e këtij droni spiun. Komandanti i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit gjithashtu ju referua dronëve amerikanë që deri më tani janë rrëzuar ose kontrolluar nga Garda Revolucionare, duke thënë se Irani aktualisht është koleksionisti më i madh i dronëve në botë.