Sateliti Zafar dërgohet në bazën hapësinore imam Khomeini(ra)
Zëdhënësi i organizatës së industrisë hapësinore në ministrinë e mbrojtjes së Iranit njoftoi se sateliti Zafar dhe transportuesit Simorgh janë dërguar në bazën hapësinore Imam Khomeini(ra) për përgatitjet e lëshimit të tyre në hapësirë.
Sejed Ahmed Huseini, deklaroi se dërgimi i sateliti Zafar në hapësirë për shkak të testimeve teknologjike të reja është në kushte të ndërlikuara shtoi se sa të plotësohet kushtet e nevojshme do të bëhet lëshimi i tyre. Sateliti Zafar që do të transportohet në hapësirë me anë të transportuesit Simorg do të vendoset në distancën 500 km nga sipërfaqja e tokës. Sateliti Zafar do të përdoret për të monitoruar fushat e naftës, minierat, pyjet, përbërjen e dheut në tokë, shtrirjen e bimësisë dhe krizat dhe fenomenet natyrore. Transportuesi iranian Simorg ka kapacitet të dërgojë në hapësirë satelitë me peshë 250 kg në distancën 500 km larg tokës.