Vilajeti: Periudhës së pranisë së Amerikës në rajon i ka ardhur fundi
(last modified Sun, 09 Feb 2020 11:34:08 GMT )
Shkurt 09, 2020 12:34 Europe/Tirane
  • Vilajeti: Periudhës së pranisë së Amerikës në rajon i ka ardhur fundi

Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare ka thënë se sot me bereqetin e gjakut të gjeneral Kasem Selami, komandanti i forcave Kods të Gardës Revolucionare, periudhës së pranisë së Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore, i ka ardhur fundi.

Ali Akbar Vilajeti, ditën e shtunë në një ceremoni përkujtimore për gjeneral Kasem Sulejmanin në qytetin Kum, deklaroi: Amerikanët kujtonin se me asgjësimin e gjeneral Kasem Sulejmanit fornti i rezistencës do të eliminohej mirëpo fronti i rezistencës në Iran, Siri, Irak, Liban dhe Palestinë ka arritur kulmin. Vilajeti deklaroi se asgjësimi i gjeneral Sulejmanit tregoi kulmin e marrëzisë së amerikanëve dhe shtoi: Ky krim i amerikanëve edhe njëherë tregoi gabimin e tyre në përllogaritje. Vilajeti sa i përket planit të ashtuquajtur Akordi i Shekullit tha se ky plan është bërë shkak për bashkimin e grupeve palestineze. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore

Tags