Irani prezanton raketën "Ra'd 500" me motor kompozitë "Zohejr"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94636-irani_prezanton_raketën_ra'd_500_me_motor_kompozitë_zohejr
Raketa "Ra'd 500" me motorin kompozitë "Zohejr" dhe gjenerata e re e motorëve raketor dhe të transportuesve të satelitëve është prezantuar gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 09, 2020 16:24 Europe/Tirane
  • Irani prezanton raketën

Raketa "Ra'd 500" me motorin kompozitë "Zohejr" dhe gjenerata e re e motorëve raketor dhe të transportuesve të satelitëve është prezantuar gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare të Iranit.

Ceremonia e vizitës së njësisë prodhuese dhe prezantimit të raketës "Ra'd 500" me motor kompozitë "Zohejr" dhe e motorëve kompozitë hapësinor "Selman" me furnizues të lëvizshëm si gjenerata e re e motorëve të raketave dhe transportuesve të sateliteve, u zhvillua ditën e diele gjatë një ceremonie me praninë e gjeneral Husejn Salami, komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare të Iranit dhe gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandantit të forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit.

Me përurimin e raketës dinamike "Ra'd 500", u prezantua edhe gjenerata e re e motorëve të raketave me trup jo metalik dhe kompozitë. Përdorimi i teknologjisë së fibrës së karbonit krijon mundësinë për të përballuar presionin 100 bar dhe temperaturën 3000 gradë dhe qasjen në raketa shumë të lehta. Raketa "Ra'd 500" është prej raketave të gjeneratës së re që në krahasim me raketat e llojit "Fateh 110" me trup të çelikut, kanë një të dytën e peshës, por me rreze veprimi 200 kilometra më shumë se sa ato.

Forcat ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit gjithashtu kanë prezantuar edhe motorët e raketave me furnizues të lëvizshëm që përbërja e dy sukseseve të mëdha "trupi kompozitë i motorëve" dhe "furnizimi lëvizëse" në raketë, krijon këtë mundësi që motori i raketës të veprojë edhe me karburant të ngurtë jashtë atmosferës.