Neutralizohet një sulm kibernetik i gjerë kundër infrastrukturës së telekomunikacionit në Iran
Zv/ministri i telekomunikacionit të Iranit ka njoftuar për neutralizimin e një sulmi kibernetik kundër infrastrukturës së telekomunikacionit të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hamid Fatahi, Zv/ministri i telekomunikacionit të Iranit, deklaroi: "Hakerët mercenarë sot kanë kryer sulmin më të gjerë të përjetuar në historinë e Iranit kundër infrastrukturës së telekomunikacionit të Iranit. Hakerët nga miliona burime kanë sulmuar me miliona objektiva dhe kanë synuar krijimin e pengesave të përgjithshme në rrjetin e internetit të Iranit, mirëpo ky sulm është neutralizuar.
Ndërkohë kohë më parë Muhamed Xhavad Azari Xhahromij, ministri i telekomunikacionit të Iranit, ka deklaruar: "Irani nga marsi i vitit 2018 deri në mars të vitit 2018, ka neutralizuar 33 milionë sulme kibernetike".