Neutralizohet një sulm kibernetik i gjerë kundër infrastrukturës së telekomunikacionit në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94637-neutralizohet_një_sulm_kibernetik_i_gjerë_kundër_infrastrukturës_së_telekomunikacionit_në_iran
Zv/ministri i telekomunikacionit të Iranit ka njoftuar për neutralizimin e një sulmi kibernetik kundër infrastrukturës së telekomunikacionit të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2020 13:02 Europe/Tirane
  • Neutralizohet një sulm kibernetik i gjerë kundër infrastrukturës së telekomunikacionit në Iran

Zv/ministri i telekomunikacionit të Iranit ka njoftuar për neutralizimin e një sulmi kibernetik kundër infrastrukturës së telekomunikacionit të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hamid Fatahi, Zv/ministri i telekomunikacionit të Iranit, deklaroi: "Hakerët mercenarë sot kanë kryer sulmin më të gjerë të përjetuar në historinë e Iranit kundër infrastrukturës së telekomunikacionit të Iranit. Hakerët nga miliona burime kanë sulmuar me miliona objektiva dhe kanë synuar krijimin e pengesave të përgjithshme në rrjetin e internetit të Iranit, mirëpo ky sulm është neutralizuar.

Ndërkohë kohë më parë Muhamed Xhavad Azari Xhahromij, ministri i telekomunikacionit të Iranit, ka deklaruar: "Irani nga marsi i vitit 2018 deri në mars të vitit 2018, ka neutralizuar 33 milionë sulme kibernetike".