Lëshohet sateliti Zafar
Sateliti Zafar I prodhuar për disa vjet nga ekspertët iranianë sipas një vendimit të marrë nga këshilli suprem hapësinor I Iranit, u lëshua ditën e dielë nga baza hapësinore Imam Khomeini(ra).
Sateliti Zafar është prodhuar në departamentin e hapësirë të industrisë mbrojtëse të Iranit. Sejed Ahmed Huseini zëdhënësi grupi hapësinor në ministrinë e mbrojtjes lidhur me lëshimin e satelitit Zafar deklaroi: Sateliti nuk arriti shpejtësinë e kërkuar për tu lëshuar në hapësirë dhe janë zbuluar masat e nevojshme për një lëshim të ardhshëm. Huseini deklaroi se përpara lëshimit të satelitit Zafar me transportuesin Simorgh janë marrë të gjitha masat e nevojshme si testimi i lëshimit, injektimi i karburantit, testimi i presionit etj. Thuhet se në këtë fazë është realizuar një pjesë e madhe e studimeve të caktuar për lëshimin e satelitit Zafar.