Përvjetori i fitores së revolucionit islamik mbahet në Uashington
(last modified Tue, 11 Feb 2020 07:02:19 GMT )
Shkurt 11, 2020 08:02 Europe/Tirane
  • Përvjetori i fitores së revolucionit islamik mbahet në Uashington

Ambasadorë, diplomatë, profesorë universitetesh, aktivistë të paqes në Amerikë kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga zyra për mbrojtjen e interesave të Iranit në Uashington, ceremoni kushtuar përvjetorit të 41-të të fitores së Revolucionit Islamik.

Ashtu si vitet e kaluara, përfaqësia për mbrojtjen e interesave të Iranit në Uashington, ka pritur profesorë universitetesh, personalitete fetare, krerë të organizatave islamike, gazetarë, ambasadorë dhe shumë figura të njohura të medias të cilët u mblodhën për të uruar fitoren e revolucionit islamik. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ambasadorët e Rusisë, Belgjikës, Norvegjisë, Brazilit, Algjerisë, Omani, Irakut, aktivistë të paqes dhe kundra luftës dhe shumë figura të njohura gjë e cila tregon se përkundër terrorizmit politik dhe presionit maksimal të qeverisë së Donald Trump politika e presidentit amerikan për izolimin e Iranit nuk ka asnjë efikasitet. Mehdi Atefat kreu i përfaqësisë mbrojtëse të interesave të Iranit në Uashington, pasi ka shtjelluar pozitën shkencore, kulturore dhe rajonale të Iranit, ka rikujtuar dhe vlerësuar gjeneral Kasem Sulejmanin të cilin e cilësoi armikun numër një të grupit terrorist ISIS dhe Al Kaidës, gjeneral i cili u ekzekutua dhe u martirizua gjatë një sulmi krejtësisht terrorist të forcave amerikane në Irak.

Tags