Speciale për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në Iran (2) fushata elektorale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94711-speciale_për_zgjedhjet_e_njëmbëdhjeta_parlamentare_në_iran_(2)_fushata_elektorale
Zgjedhjet në Iran kanë fazat dhe rregullat e veta të cilat janë përcaktuar me ligjin e vendit. Pas regjistrimit të kandidatëve zgjedhor në zonat e ndryshme dhe gjatë fazave të shqyrtimit të kushteve të kandidatëve dhe prezantimit të kandidatëve të konfirmuar që posedojnë meritat për marrjen e përgjegjësisë së deputetit të qytetarëve sipas asaj që është përcaktuar me ligj, kandidatët fillojnë fushatën e tyre zgjedhore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2020 10:03 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në Iran (2) fushata elektorale

Zgjedhjet në Iran kanë fazat dhe rregullat e veta të cilat janë përcaktuar me ligjin e vendit. Pas regjistrimit të kandidatëve zgjedhor në zonat e ndryshme dhe gjatë fazave të shqyrtimit të kushteve të kandidatëve dhe prezantimit të kandidatëve të konfirmuar që posedojnë meritat për marrjen e përgjegjësisë së deputetit të qytetarëve sipas asaj që është përcaktuar me ligj, kandidatët fillojnë fushatën e tyre zgjedhore.

Një prej aspekteve të rëndësishme në çdo zgjedhje, është formimi i shtabeve elektorale dhe prezantimi i programeve dhe pikëpamjeve të kandidatëve në zonat zgjedhore të tyre. Këto aktivitete që në parim janë fushatë elektorale, rezultojnë me një rivalitet zgjedhor dhe krijojnë motiv më të madh për pjesëmarrjen sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje.

Një prej aspekteve të rëndësishme në çdo zgjedhje është shfrytëzimi efikas i mediave për zhvillimin e një rivaliteti të shëndosh zgjedhor dhe për të krijuar entuziazëm më të madh zgjedhor dhe gjithashtu për të neutralizuar përpjekjen e mediale propagandistike të huaj të cilët vazhdimisht mundohen për ta ftohur popullin që të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Në bazë të ligjit të zgjedhjeve, aktiviteti i fushatës elektorale të kandidatëve fillon 15 ditë para ditës së votimit dhe vazhdon deri në 24 orë para votimit.

Çfarëdo lloj aktiviteti elektoral i kandidatëve jashtë periudhës së përcaktuar, konsiderohet kundërvajtje dhe kandidatët ndëshkohen sipas shkallës së 6 të ligjit.

Shpenzimet më të lartë për çdo kandidat zgjedhor në çdo zgjedhje që organizohen, me propozimin e komisionit për çështjeje të fushatës elektorale të provincës, miratohet nga Këshilli Ekzekutiv i Provincës dhe konfirmohet nga ana e Komisionit Qendror. Kushte dhe burimet e ligjshme për financimin e fushatës elektorale të kandidatëve të zgjedhjeve, si ato në para kesh dhe jo kesh, përfshinë raste si: pasuria personale e kandidatëve, donacionet e drejtpërdrejta të partive dhe subjekteve, ndihmat e personave fizik iranianë. Këto raste përcaktojnë se pranimi dhe pagimi i donacioneve financiare në kesh dhe jo kesh për të siguruar burimet financiare të fushatës elektorale duhet të jetë transparencë.

Në kuadër të ligjit, secili prej kandidatëve në fushatën e ligjshme elektorale kanë përfaqësues në Shtabin Qendror të Zgjedhjeve dhe gjatë fushatës elektorale nëpërmjet përfaqësuesit të vet, mund të paraqesin ankesat ose të deklarojnë qëndrimet e tyre.