Irani feston ditëlindjen e Revolucionit, por ku është Bolton?
(last modified Tue, 11 Feb 2020 19:39:23 GMT )
Shkurt 11, 2020 20:39 Europe/Tirane
  • Irani feston ditëlindjen e Revolucionit, por ku është Bolton?

Irani ka festuar përvjetorin e 41-të të Revolucionit Islamik, duke sfiduar avokatët e ashpër në Shtetet e Bashkuara të politikës për ndryshimin e regjimit në Iran, si ish këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton.

Të martën, kombi iranian, si dhe mbështetësit e tij në vendet fqinje dhe vende të largëta, dolën në rrugë për të festuar përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik në Iran. Përvjetori i këtij viti vjen pas kërcënimeve të ashpra dhe deklaratave për ndryshimin e regjimit nga një grup politikanësh neokonë amerikanë. Një nga anëtarët e njohur të grupit neokon është John Bolton, i cili për vite me radhë ka ndjekur politikën e ndryshimit të regjimit në Iran. Ky luftënxitës mustaqeverdhë ishte mburrur para një turme të terroristëve MEK në Paris në vitin 2018 se "Revolucioni iranian nuk do të zgjasë deri në ditëlindjen e tij të 40-të". Sidoqoftë, armiqësia nuk mbaron këtu pasi disa zyrtarë amerikanë kishin kërcënuar hapur kombit iranian me uri derisa të nënshtrohet. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, një tjetër neokon i vijës së ashpër, paralajmëroi zyrtarët iranianë t'i nënshtrohen kërkesave të Uashingtonit, "nëse ata duan që populli i tyre të hajë". Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif iu përgjigj kërcënimit të Pompeos, duke thënë se "Irani jo vetëm që do të mbijetojë, por do të përparojë dhe nuk do të sakrifikojë sovranitetin e tij." Deri më tani, kombi iranian jo vetëm që ka rezistuar kundër dekadave të politikave armiqësore të SHBA-së, por ka qëndruar i palëkundur në përpjekjet e tij për të mbrojtur idealet e tij revolucionare dhe pavarësinë sovrane. Ndërkohë, çfarë po bën Bolton pasi u dëbua nga Shtëpia e Bardhë? Me sa duket, Bolton ka qenë i zënë me shkrimin e një libri për të cilin Trump tha se nuk mund të botohet, sepse është "i keq dhe i pavërtetë". Trump zbuloi gjithashtu se neokoni luftënxitës Bolton e kishte lutur atë për një punë të re, pasi dështoi në atë të vjetrën.