Jehona e manifestimit popullor të 22 Bahmanit në mediat arabe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94718-jehona_e_manifestimit_popullor_të_22_bahmanit_në_mediat_arabe
Manifestimi masiv i 22 Bahmanit dhe prania entuziaste e popullit iranian në festimin e fitores së Revolucionit Islamik gjeti një pasqyrim të gjerë në mediat rajonale.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2020 20:44 Europe/Tirane
  • Jehona e manifestimit popullor të 22 Bahmanit në mediat arabe

Manifestimi masiv i 22 Bahmanit dhe prania entuziaste e popullit iranian në festimin e fitores së Revolucionit Islamik gjeti një pasqyrim të gjerë në mediat rajonale.

Mediat arabe, përfshirë TV Al-Menar, duke pasqyruar manifestimin e miliona iranianëve në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, raportoi sot se ndërsa shumica e qyteteve në Iran po përjetojnë reshje të mëdha dëbore, moti i keq nuk i pengon njerëzit të marrin pjesë në tubime dhe njerëzit nga orët e para të mëngjesit u drejtuan për në sheshet e përcaktuara në qytete dhe komuna. Në një raport të titulluar "Irani feston 41-vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik", rrjeti informativ Al-Mejadin transmetoi drejtpërdrejt manifestimet popullore në Teheran dhe në disa provinca. Një reporter i Al-Mejadin në Teheran raportoi sot se miliona manifestues në Teheran, po mbanin flamurin iranian dhe portretet e Gjeneral Kasem Soleimani, komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit. Agjencia zyrtare siriane e lajmeve (SANA) gjithashtu në një raport të titulluar "Miliona marshojnë në pjesë të ndryshme të Iranit në përvjetorin e 41-të të Revolucionit Islamik" shkroi: Pjesëmarrësit në këtë marshim mbanin flamurin iranian dhe flamujt e vendeve të rezistencës, përfshirë Sirinë, Libanin, Irakun, Palestinën dhe Jemenin. Rrjeti informativ al-Ahad i Libanit gjithashtu përcolli tubimet në përvjetorin e 41-të të fitores së Revolucionit Islamik, duke thënë se miliona njerëz duke marshuar në 22 Bahman, shprehën mbështetjen për revolucionin e tyre duke brohoritur parulla anti-amerikane.