Presidenti falënderon popullin për pjesëmarrjen në marshin e 22 Bahmanit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi ka falënderuar popullin iranian për pjesëmarrjen jashtëzakonisht të gjerë në marshin madhështor të 22 Bahmanit ditës së fitores së Revolucionit Islamik.
Hasan Ruhani në mesazhin e tij duke iu drejtuar popullit inteligjent dhe gjithmonë vigjilent të Iranit deklaroi: Pjesëmarrja e gjerë dhe madhështore e popullit krenar dhe revolucionar të Iranit në përvjetorin e fitores së revoluciononit islamik edhe një herë i tregoi botës unitetin, bashkimin, solidaritetin dhe devotshmërinë kombëtare. Pjesëmarrja e sinqertë dhe inteligjente e popullit iranian në marshin e 22 Bahmanit, të fitores së revoluciononit islamik që përkoi me të 40-at e martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare, ishte një begati e madhe e cila sidomos në kushtet aktuale dëshmoi për sakrificën dhe vendosmërinë e shtetit në realizimin e aspiratave të revolucionit dhe në respektimin e vlerave të larta të tij.