Gjeneral Hatami: Raketat janë një prej elementeve të fuqisë mbrojtëse të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94733-gjeneral_hatami_raketat_janë_një_prej_elementeve_të_fuqisë_mbrojtëse_të_iranit
Ministri i mbrojtjes së Iranit deklaroi se raketat janë një prej elementëve të fuqisë mbrojtëse dhe ushtarake të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2020 11:24 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Raketat janë një prej elementeve të fuqisë mbrojtëse të Iranit

Ministri i mbrojtjes së Iranit deklaroi se raketat janë një prej elementëve të fuqisë mbrojtëse dhe ushtarake të Republikës Islamike të Iranit.

Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në një prononcim para gazetarëve, theksoi se në raketat iraniane përdoren kapsulat luftarake sipas normave të njohura dhe shtoi: "Preciziteti i raketave të Iranit është shumë i lartë dhe amerikanët e kanë kuptuar shumë mirë këtë çështje në "Ajnul-Asad".  

Gjeneral Hatami gjithashtu në lidhje me raketat transportuese të sateliteve dhe lidhjen e tyre raketore, deklaroi: "Raketat transportuese të sateliteve nuk kanë kurrfarë lidhje me programin raketor dhe kjo është një çështjeje tërësisht jashtë fushës ushtarake dhe të mbrojtjes".

Ministri i mbrojtjes theksoi se lansimi i satelitit është e drejtë legjitime dhe padiskutuar e Iranit dhe shtoi: "Irani programin për lansimin e sateliteve po e çon para me të gjithë forcën".