Nis fushata zgjedhore në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94747-nis_fushata_zgjedhore_në_iran
Kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11-ta parlamentare në Iran, prej sot kanë nisur fushatën e tyre elektorale.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 13, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Nis fushata zgjedhore në Iran

Kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11-ta parlamentare në Iran, prej sot kanë nisur fushatën e tyre elektorale.

Sipas një njoftimi të agjencisë ANA të lajmeve, fushata elektorale e kandidatëve për deputet që do të mbahet njëkohësisht me zgjedhjet për kuvendin e ekspertëve më 14 shkurt, ka nisur prej sot. Fushata elektorale përfundon në orën 24:00 të ditës së mërkurë dhe pas heshtjes elektorale të ditës së enjte, të premten e ardhshme do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje konkurrojnë 7 mijë e 148 kandidatë për 290 vende në parlament.