Progresi industrial hapësinor I Iranit dhe polemikat e Amerikës dhe Francës
(last modified Thu, 13 Feb 2020 07:59:35 GMT )
Shkurt 13, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Progresi industrial hapësinor I Iranit dhe polemikat e Amerikës dhe Francës

Ministri iranian i mbrojtjes deklaroi se çështja e lëshimit të satelitit dhe transportuesit satelitor është e qartë për botën dhe nuk ka aspak lidhje me çështjen raketore.

Ministri i mbrojtjes së Iranit deklaroi se raketat janë një prej elementëve të fuqisë mbrojtëse dhe ushtarake të Republikës Islamike të Iranit. Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në një prononcim para gazetarëve, theksoi se në raketat iraniane përdoren kapsulat luftarake sipas normave të njohura dhe shtoi: "Preciziteti i raketave të Iranit është shumë i lartë dhe amerikanët e kanë kuptuar shumë mirë këtë çështje në "Ajnul-Asad".  Gjeneral Hatami gjithashtu në lidhje me raketat transportuese të sateliteve dhe lidhjen e tyre raketore, deklaroi: "Raketat transportuese të sateliteve nuk kanë kurrfarë lidhje me programin raketor dhe kjo është një çështjeje tërësisht jashtë fushës ushtarake dhe të mbrojtjes". Ministri i mbrojtjes theksoi se lansimi i satelitit është e drejtë legjitime dhe padiskutuar e Iranit dhe shtoi: "Irani programin për lansimin e sateliteve po e çon para me të gjithë forcën". Sateliti Zafar i prodhuar për disa vjet nga ekspertët iranianë sipas një vendimit të marrë nga këshilli suprem hapësinor i Iranit, u lëshua ditën e dielë nga baza hapësinore Imam Khomeini(ra). Sateliti Zafar është prodhuar në departamentin e hapësirë të industrisë mbrojtëse të Iranit. Sejed Ahmed Huseini zëdhënësi grupi hapësinor në ministrinë e mbrojtjes lidhur me lëshimin e satelitit Zafar deklaroi: Sateliti nuk arriti shpejtësinë e kërkuar për tu lëshuar në hapësirë dhe janë zbuluar masat e nevojshme për një lëshim të ardhshëm. Huseini deklaroi se përpara lëshimit të satelitit Zafar me transportuesin Simorgh janë marrë të gjitha masat e nevojshme si testimi i lëshimit, injektimi i karburantit, testimi i presionit etj. Thuhet se në këtë fazë është realizuar një pjesë e madhe e studimeve të caktuar për lëshimin e satelitit Zafar. Më herët ministri i telekomunikacionit të Iranit njoftoi për një hap të rëndësishëm në industrinë hapësinore të vendit për të arritur në orbitën 36 mijë kilometër. Muhamed Xhavad Azari Xhahromij, ministri i telekomunikacionit të Iranit, përpara vendosjes së satelitit "Zafar" në orbitë, në faqen e tij në një mesazh në rrjetet sociale ka shkruar: "Industria hapësinore e Iranit ka bërë një hap të rëndësishëm për të arritur në orbitën 36 mijë kilometra në hapësirë". Irani ditë më aprë dërgojë në hapësirë satelitin "Zafar" me raketën transportuese të sateliteve "Simorgh" dhe ky satelit pritej të vendosjes në orbitën 500 kilometra nga sipërfaqja e tokës. Funksioni i satelitit "Zafar" ishte paraparë të paktën për një vit e gjysmë dhe me peshë 113 kg dhe do të vendosej në orbitën "Leo", orbita e poshtme e tokës. Koha e lëvizjes së këtij sateliti në pjerrtësinë 56 shkallë të orbitës së tokës, do të zgjaste 94 minuta. Funksioni i satelitit "Zafar" përfshin monitorimin e kufijve të liqeneve, monitorimi i vijave bregdetare, përditësimin e hartës së tokave, përditësimin e hartës së kufijve të gjerë të bujqësisë dhe monitorimin e ndryshimeve që krijohen në fushën e ambientit të regjioneve të ndryshme.

Tags