Çmimi "Gruaja Shembull" e botës islame i jepet regjisores iraniane
Kompania mediale "Hum Network Limited" çmimin "Gruaja Shembull dhe e Suksesshme" e botës islame ia ka ndarë znj. Narges Abjar, regjisore dhe shkrimtare iraniane.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se znj. Narges Abjar është prej grave shkrimtare e suksesshme e romanëve gjatë dy dekadave të fundit ndërsa në dekadën e kaluar ka prodhuar filma në bazë të heronjve femra në tregimet e saj dhe kështu u shndërrua në një regjisore e njohur në Iran.
Narges Abjar me filmat "Shajar 143", "Nafas" dhe "Shabi ke Kamil Shot" ka arritur të kalojë kufijtë e kinemasë të Iranit dhe ka arritur të fitojë edhe çmime të vlefshme ndërkombëtare.
Çmimi "Gruaja Shembull dhe e Suksesshme" është themeluar nga kompania "Hum Network Limited" dhe sesioni i parë për ndarjen e këtij çmimi do të zhvillohet nesër (të martën) me pjesëmarrjen e autoriteteve të ndryshme në Pakistan.
Në këtë ceremoni do të vlerësohen veprat dhe aktiviteti i znj. Narges Abjar, regjisores iraniane në sektorin ndërkombëtar dhe Fuzina Sa'id, shkrimtare dhe aktiviste e çështjeve shoqërore të grave, Simin Xhamal, kryetare e qendrës "Jinnah Post Graduate Medical Centre" dhe Xhalila Hejdar, avokate dhe aktiviste e të drejtave të njeriut në sektorin kombëtar të Pakistanit.
Kompania mediale "Hum Network Limited" është themeluar në vitin 2004 dhe konsiderohet një prej rrjeteve më të mëdha televizive në Azinë Juglindore.