Larixhani: Irani i gatshëm për të ndihmuar Libanin
(last modified Tue, 18 Feb 2020 08:40:12 GMT )
Shkurt 18, 2020 09:40 Europe/Tirane
  • Larixhani: Irani i gatshëm për të ndihmuar Libanin

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ditën e hënë kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Bejrut dhe theksoi se Irani është i gatshëm të japë ndihmën e tij Libanit në sektorë të ndryshëm si ekonomia, industria, shkenca dhe fusha ushtarake.

Ali Larixhani në përfundim të vizitës së tij në Bejrut mbajti një konferencë për shtyp ku theksoi se marrëdhëniet mes Iranit dhe Libanit janë aktive dhe Republika Islamike e Iranit nuk ka asnjë lloj kufizimi në zgjerimin e bashkëpunimit me Libanin. Kryetari i parlamentit iranian dënoi vendimin Amerikës për të quajtur terrorist lëvizjen e rezistencës islamike libaneze Hezbullah dhe tha Hezbullahu përbëhet nga bijtë e Libanit dhe është një investim i madh për këtë vend për tu bërë ballë padrejtësive dhe agresioneve të regjimit sionist. Larixhani gjithashtu përmendi aktin terrorist të qeverisë amerikane në ekzekutimin e gjeneralit martir Kasem Sulejmani, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare dhe tha se asgjësimi i këtij gjenerali legjendar është bërë shkak për reagimin e gjerë të popujve të rajonit për dënimin e akteve të tilla terroriste. Kryetari I parlamentit islamik të Iranit ditën e dielë ka shkuar në Liban për tu takuar me autoritetet dhe funksionarët e lartë të këtij vendi. Më herët ai zhvilloi një vizitë edhe në Siri. Gjatë qëndrimit në Liban, Ali Larixhani u takua me Mishel Aun president, Nabih Berri kryetar parlamenti, Hesan Diab kryeministër dhe Sejed Hasan Nasrullah sekretari I përgjithshëm I Hezbullahut të Libanit, si dhe me shumë figura të njohura politike dhe kulturore, së bashku me liderët e grupeve palestineze.

Tags