Zarif: Zgjidhja e vetme e çështjes palestineze, rezistenca dhe vota e tyre
(last modified Tue, 18 Feb 2020 08:40:19 GMT )
Shkurt 18, 2020 09:40 Europe/Tirane
  • Zarif: Zgjidhja e vetme e çështjes palestineze, rezistenca dhe vota e tyre

E vetmja rrugëzgjidhje e çështjes palestineze është rezistenca dhe referenca tek vota e palestinezëve.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili në një intervistë për zyrën dhe botimin Khamenei.ir deklaroi se plani kundra-palestinez Akordi i Shekullin nuk do të ketë asnjë rezultat dhe shtoi: Sot të gjitha grupet palestineze njëzëri janë shprehur kundër planit Akordi i Shekullit dhe ky bashkim i brendshëm është tepër i rëndësishëm për rezistencën dhe për neutralizimin e politikave të sionistëve. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit kritikoi heshtjen e vendeve arabe përballë krimeve kundra-palestineze të sionistëve dhe tha: Disa vende arabe përgjatë viteve të kaluara jo vetëm që kanë qenë pasive kundrejt regjimit sionist dhe Amerikës por u janë bashkuar sionistëve në veprimet kundër Palestinës islamike. Zarif vuri në dukje se disa vende arabe synojnë të blejnë sigurinë nga Amerika dhe regjimi sionist dhe tha: Këto vende në vend që të krijojnë besim tek populli i tyre dhe fqinjët, mundohen të blejnë siguri nga Amerika. Donald Trump president i amerikan më 28 janar së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre. Sipas këtij plani Palestina do të jetë sovrane vetëm mbi territoret e mbetura në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Të gjitha grupet dhe partitë politike në Palestinë janë shprehur haptazi kundër këtij plani. Shumë personalitete, vende dhe funksionarë politikë dhe fetarë nga e gjitha bota dhe sidomos nga popujt myslimanë, e kanë dënuar këtë plan.

Tags